31.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

PDK kërkon dorëheqjen e Xhelal Sveçlës pas rastit të 27 vjeçarit në Lipjan

- Advertisement -

Deputeti i PDK’së, Përparim Gruda ka folur në foltoren e Kuvendit pas dështimit të seancës së 44-të.
Ai ka thënë që PDK’ja shpreh ngushëllime familjes së Agon Zejnullahut, derisa kërkon edhe dorëheqjen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçlës

Në emër timin dhe PDK shpreh ngushëllime për vdekjen e Agon Zejnullahut. Shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur. Me këtë rast kërkoj përgjegjësi nga organet e shtetit për zbardhjen deri në fund të të vërtetës të kësaj ngjarje tragjike që na ka tronditur të gjithëve. Po ashtu, në emër të PDK-së të kërkoj dorëheqjen e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme si një akt i padiskutueshëm moral i përgjegjëses së tij politike dhe ligjore”, ka thënë Gruda.

Të ngjashme

Të fundit