Partia Demokratike e Kosovës në Malishevë pritet të kandidojë me një doktor për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se kandidat i këtij subjekti për kryetar të komunës është pediatri, Gëzim Krasniqi.
Sipas burimeve të IndeksOnline, nesër do të zyrtarizohet kandidatura e tij.
PDK tash e tri mandate është në opozitë. Komuna udhëhiqet nga Ekrem Kastrati i Nismës Socialdemokrate.
Partitë tjera ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat për kryetar të kësaj komune