Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot do të mbajë konferencë për media.
Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet me fillim nga ora 13:00.
Në këtë konferencë do të paraqitet shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, derisa arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur.
Kjo konferencë vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka cilësuar si antikushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial, i cili është kontestuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.