Gazetari Viktor Buzhala thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është duke devijuar nga rruga e Hashim Thaçit, sa i përket çasjes së dialogut.
Në duke folur për çështjen e dialogut.
“E vetmja parti që deri më sot nuk ka refuzuar çështjet e dialogut që nuk ka bërë obstruksione ka qenë PDK-ja dhe sot PDK-ja është duke devijuar nga rruga e Hashim Thaçit”, ka thënë Buzhala, në emisionin Politiko në Kanal10.
Sipas tij, PDK madje është duke devijuar dyfishtë.
“E para se është duke krijuar obstruksione në një proces ku kërkohet konsensus për dialogun dhe për të ecë Kosova përpara për të mbërri një marrëveshje me Serbinë dhe e dyta është duke bërë obstruksione ndaj një marrëveshje që e ka mbërri pikërisht Hashim Thaçi që e ka arritur në vitin 2013”, ka thënë ai.