Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë me dije se ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale për ditën e nesërme për shkak të humbjes tragjike të tre personave në një aksident në fshatin Çubrel.
Lushtaku ka thënë se është i tronditur nga lajmi për vdekjen e këtyre tre personave, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të tyre.
“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Qubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj për ditën e nesërme!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.