24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

PDK-ja nuk ra në blofin e Kurtit, sipas Lushtakut

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje (VV) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ata kanë humbur më shumë se katër muaj kohë me sjellje politike përçarëse dhe bllokuese.

Në FIVE të Dukagjinit, Lushtaku ka thënë se Vetëvendosje, në vend që të punonte për formimin e institucioneve dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ka preferuar të krijojë tensione dhe ngërç politik.

Ai përmendi rastin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke thënë befasia erdhi në raundin e dytë të votimit, ku VV kishte menduar se PDK nuk do të votonte fare për Dimal Bashën, meqë nuk kishte pasur konsultime paraprake.

“Ajo që nuk ishte e gatshme dhe ishte përçarëse, fyese ka qenë Vetëvendosja, në krye me Albin Kurtin. Dhe na ka humb kohë, më shumë se 4 muaj për të ardhur të një zgjedhje e tij ideale. Që për neve po duket është Dimal Basha për VV-në. Edhe pse ne i kemi thënë që nuk i votojmë 15 anëtarët e qeverisë së tij. Njeriun e parë që e propozoi pas ministrave ishte vetë Dimal Basha…

Sigurisht befasia ka qenë e herës së dytë, por e kam parë që ka qenë një blof i VV-në. Sepse sipas informatave që kam, ata kanë menduar që ne nuk e votjmë as herën e dytë Dimal Bashën. Për arsye se kanë menduar që do të ketë konsultime paraprake, pa konsultim PDK-ja nuk e voton… VV-ja dhe Albin Kurti kanë vendosur që më përpara me pas një anarki, apo një ngërç politik se sa t’i formojnë institucionet dhe me vazhdu afati tjetër lugor për formimin e qeverisë. Sepse pastaj Kuvendi nuk mundet me u marrë me problemet reale të qytetarëve. Me shtrenjtimin e rrymës, me padrejtësisë që i bën KEDS-i, nuk mund me iu kërku llogaridhënie as ministra, as çështje më të nevojshme të vendit…”, ka thënë Lushtaku.

Të ngjashme

Të fundit