20.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

PDK-ja nominon Ferit Idrizin edhe për një mandat tjetër si kryetar të Komunës së Vushtrrisë

- Advertisement -

Ferit Idrizi do të garojë përsëri për të parin e Vushtrisë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen, më 12 tetor.

Idrizi ka njoftuar se ka marrë besimin e strukturave të degës së Partisë Demokratike për të kaniduar edhe për një mandat në krye të komunës.

“Sot pas katër vjetëve punë, dega e PDK-së në Vushtrri më ka dhënë sërish besimin duke nominuar kandidaturën time edhe për një mandat tjetër si kryetar komune. Vendimi unanim i strukturave të degës, me mbështetjen e kryetarit z. Kurtan Kajtazi, është për mua nder dhe përgjegjësi e madhe”, është shprehur Idrizi.

Idrizi ka potencuar me tej se gjatë mandati të tij është punuar shumë, por, që jo gjithçka është përfunduar siç ishte planifikuar, andaj, ka shtuar se ka projekte që janë zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar

Të ngjashme

Të fundit