Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se sot (e mërkurë) do ta hap fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Hapjen e fushatës, kjo parti do ta bëjë në Prizren.
Tubimi qendror ku do të merr pjesë kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër Bedri Hamza do të mbahet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren duke filluar nga ora 17:45.
Më pas, tubimi tjetër fillon në “18:45 – Dragash, Shtëpia e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, Bresanë”.
PDK-ja ka ftuar qytetarët dhe mediat të jenë pjesë e tubimeve.
PDK-ja në këto zgjedhje garon me numrin 130.






