-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

PDK-ja nesër do të procedojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ZRRE-në

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri ka njoftuar se do të procedojë kallëzim penal ndaj ZRRE-së.

Ai në konferencën për media, tha se sa i përket mosrespektimit të vendimit të gjykatës për tarifat e energjisë elektrike, qysh nesër do të procedojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për secilin anëtarë të ZRRE-së.

“Ne qysh nesër do të procedojmë me kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për secilin anëtarë veç e veç të ZRRE-së”, tha ai.

“Ky është një haraq që këta vartës të Albin Kurtit kanë vendosur me ua vënë qytetarëve të Kosovës, por ne nuk do ta tolerojmë në gjë të tillë”, tha ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRRE) është e obliguar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili e pezullon ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

ZRRE-ja, në vazhdën e krizës globale energjetike, ka miratuar faturat e reja me rritje më 8 shkurt dhe, që nga ajo kohë, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj, paguajnë më shtrenjtë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit