![PDK-ja në Skenderaj i fiton mbi 80% të votave, Lushtaku: Faleminderit Skenderaj për 17 mijë vota PDK-ja në Skenderaj i fiton mbi 80% të votave, Lushtaku: Faleminderit Skenderaj për 17 mijë vota](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2025/02/FB_IMG_1739136910157.jpg)
Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka treguar se PDK-ja në këtë komunë ka marrë 17000 vota.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për mbështetjen.
Sipas tij, kjo parti ka fituar mbi 80 për qind të votave.
“Faleminderit Skenderaj ❤️ për 17000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku.