-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

PDK-ja në mbledhje, Çitaku: Po i diskutojmë propozimet, do t’i përdorim të gjitha instrumentet politike

- Advertisement -

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha në një intervistë për T7 se “nuk duhet të rrezikohet e ardhmja e Kosovës për një grusht votash”, ndërkohë që partia më e madhe opozitare po e mban një mbledhje të Këshillit Drejtues, pasi Bashkimi Europian konfirmoi masat e para ndëshkuese ndaj Kosovës për mosshtensionimin e situatës në veri.

Çitaku tha se në mbledhjen e PDK-së “ka një debat shumë të gjallë” dhe “ka shqetësim” për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Ajo tha se “PDK-ja do të përdorë të gjitha instrumentet politike, parlamentare dhe joparlamentare për ta ndaluar këtë trajektore”.

Ajo tha se PDK-ja po diskuton një sërë propozimesh se çfarë duhet të ndërmarrë në këtë situatë.

“Nuk mundemi të simulojmë normalitet në një situatë tërësisht jonormale”, tha Çitaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit