Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2021, PDK-ja tani është në një situatë krejtësisht tjetër, me një organizim të jashtëzakonshëm dhe me një përgatitje të madhe gjithandej Kosovës, që do ta nxjerrë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online Kujtim Gashi, ish ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ish deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Gashi thekson se kandidati për kryeministër Bedri Hamza, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë po mirëpritet me entuziazëm nga qytetarët.
“PDK-ja pas zgjedhjeve të fundit nacionale të vitit 2021, ku sigurisht kishim një momentum jo të mirë dhe për shkak të arsyeve tashmë që dihen, mungesën e liderëve tanë historik dhe sigurisht me një rezultat jo të dëshirueshëm të asaj periudhe, kjo dhe si rrjedhojë e një fushate të egër, të cilën e kishte bërë kundërshtari politik në atë kohë, që veç i kishte fituar zgjedhjet, tani PDK-ja është në një situatë krejtësisht tjetër me një organizim të jashtëzakonshëm, me një përgatitje të madhe gjithandej Kosovës, si dhe në diasporë dhe me një kandidat, i cili më shumë se kurrë pa dyshim i duhet Republikës së Kosovës, marrë parasysh problemet aktuale me të cilat ballafaqohet vendi ,sidomos me ato ekonomike ku gjendja ekonomike nuk ka qenë asnjëherë më e keqe që nga paslufta duke pas parasysh inflacionin rritjen e çmimeve për shportën familjare probleme të ngjashme të cilat tashmë janë të njohura për qytetaret e Kosovës”, tha ai.
Gashi ka thënë se në PDK-ja ka disa prurje të reja që sipas tij do ta ndihmojnë në ndëtimin e qeverisë së re.
“Përpos kandidatit tonë që ka një mbështetje gjithandej qytetare ne tashmë siç e keni parë kemi prurje të reja, figura të ndryshme, të cilat kanë lënë gjurmë në veprimtarinë tyre në vitet e fundit edhe sigurisht që PDK-ja me punë e saj me angazhimin e saj me përgatitjen e saj tregon se është e gatshme dhe po përgatitet që ta ndërton qeverinë e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit me kryeministër Bedri Hamzën dhe puna angazhimi jonë i përditshëm tashmë po duket po shihet dhe po mbështetet nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Nëse do të fiton si deputet, Gashi tha se fokusi i tij do të jetë përvec zhvillimit ekonomik edhe temat që kanë synim ngritjen kulturore në vend.
“Fokusi im kanë qenë temat, të cilat janë aktuale përfshirë ato ekonomike e veçanërisht një mbështetje të fuqishme që vazhdimisht ia kam dhënë komunitetit artistik, komunitetit sportiv, të rinjve të Kosovës sepse puna ime 20 vjeçare në aktivitete edhe politike edhe institucionale kryesisht është e fokusuar në këto fusha dhe sigurisht se kontributi im krucial do të jetë në këto fusha, por dhe në të gjitha temat në të cilat do t’i trajtoj në Kuvendin e Republikë së Kosovës”.
Me Bedri Hamzën PDK-ja në këto zgjedhje, sipas tij do të arrijë që ta përmbys rezultatin.
“Duke pas parasysh takimet tona që janë zakonisht madhështore jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjermani, Zvicër e Itali e gjithandej Evropës edhe duke parë vullnetin dhe disponimin e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë jashtëzakonisht të zhgënjyer, e veçanërisht ata të cilët presin një ndryshim krucial te pjesa e zhvillimit ekonomik, te të ardhurat mujore të sektorit publik, te zhvillimi ekonomik edhe lokal edhe nacional, besoj fuqishëm që PDK-ja do të jetë e para në këto zgjedhje dhe pas 9 shkurti drejtimin e qeverisë do ta ketë kryeministri Bedri Hamza, PDK-ja dhe aleatët e saj”, tha Gashi për EO.
Pas zgjedhjeve, PDK-ja ai tha se do të jetë forca politike që do ta drejtoj qeverinë dhe zhvillimin e shtetit.
“PDK-ja është subjekt politik shtet ndërtues edhe duke pasur parasysh të kaluarën e saj prej ditës kur është themeluar si trashëgimtare e UÇK-së dhe kontributi i saj ka qenë i jashtëzakonshëm edhe në periudhat kur ka qenë në opozitë pas lufte, sidomos te pjesa kur është bërë fjalë për shtetin dhe natyrisht se kontributi ynë si subjekt politik, tani si subjekt politik që do ta drejtoj qeverinë do të jetë konsolidimi i shtetit fuqishëm, një shtet me integritet të plotë me marrëdhënie të mira me aleatët tanë, miqtë tanë ndërkombëtar veçanërisht SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën, Italinë, por edhe gjitha shtetet e BE-së, dhe sigurisht fokusi kryesor i PDK-së, i kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza do të jetë çështja e zhvillimit ekonomik sepse Kosova tashmë aty ka ngecur, aty janë problemet dhe çdo ditë kemi probleme të tilla. Pas asaj periudhe të errët ku Kosova kishte probleme dhe me energji elektrike, po e shihni se ditëve të fundit tashmë janë kthyer edhe reduktime ku ka gjithandej Kosovës, probleme të natyrave të ndryshme me të cilat ballafaqohen çdo ditë qytetarët e Kosovës, dhe PDK natyrisht se është e dëshmuar për punë të mëdha për projekte të mëdha, për angazhim të madh në forcimin e shtetit edhe ligjor , por në të njëjtën kohë edhe të ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit”, tha ai.
Gashi thekson se me qeverisjen e PDK-së në Prizren, nuk ka sot as fshat që nuk është duke u realizuar të paktën një projekt.
“Natyrisht komuna e Prizrenit tashmë është kthyer në një kantier ndërtimi, gjithandej ka makineri e cila po punon në avancimin e infrastrukturës, Prizeni në periudhën e fundit të qeverisë nga VV –ja ka qenë në gjendje të rëndë të keqe plogësht pa investime dhe tani Prizrenit i është kthyer dinjiteti duke pasur një zhvillim të hovshëm dhe në kuptimin e infrastrukturës, por dhe në kuptimin e zhvillimit dhe të ndërtimit. Prizreni hovshëm po zhvillohet janë tri anë të qytetit, tri hyrje të qytetit të cilat kanë një zhvillim të jashtëzakonshëm në ndërtim dhe krahas saj komuna e Prizrenit po kryen punën e vet, duke rregulluar infrastrukturën. Si projekte të mëdha do të veçoja projektin e sheshit Shatërvan, tashmë një transformim i plotë i sheshit duke larguar dhe eliminuar dhe kabllot të shëmtuara që kanë qenë në këtë shesh, por natyrisht dhe infrastruktura nëntokësore dhe ajo mbitokësore duke zgjeruar sheshin edhe me rrugët dhe hyrje- daljet, të cilat të shpien drejt sheshit Shatërvan, sigurisht se projekt tjetër i rëndësishëm ka qenë Rrethi ose Unaza e qytetit që e quajmë ne, e cila po ashtu e ka pasur një transformim të plotë edhe në kuptimin e rregullimit të infrastrukturës e krijimit të qasjes për të gjithë qytetaret të qytetit përfshirë edhe komunitetin me nevoja të veçanta dhe po ashtu rregullimin e infrastrukturës pothuajse në të gjitha lagjet edhe në të gjitha fshatrat e komunës së Prizrenit, nuk besoj që ka sot fshat që nuk është duke u realizuar të paktën një projekt”, tha ai.
Gahsi thotë se padyshim që Prizreni me qeverisjen e PDK-së e ka ndryshuar edhe fizionomin, sipas tij për faktin se investimet janë jashtëzakonisht të mëdha, kurse kënaqshmëria e qytetarëve është në nivelin e duhur “për shkak se ata vazhdimisht po e vlerësojnë punën tonë”.
“Në të njëjtën kohë duke pasur parasysh që Prizreni është qyteti i dytë ne Republikën e Kosovës dhe duke pas parasysh që nuk kemi pasur një mbështetje nga niveli qendror, ne gjithëmonë me forcat tona, me të hyrat tona financiare i kemi kryer të gjitha këto punë dhe projekte dhe natyrisht se na presin dhe punë të mëdha sepse kërkesat e qytetarëve të Prizrenit janë të shumta, janë të mëdha për shkak të zhvillimit, zgjerimit të qytetit në disa lagje të te reja dhe kjo sigurisht e bënë Prizrenin qytet atraktiv duke marrë parasysh dhe me regjistrimin e fundit del se të jetë qyteti i dytë për nga madhësia gjeografike edhe nga popullata që jeton në Prizren dhe së fundi kemi në trend të jashtëzakonshëm të jetës kulturore në Prizren me festivale me shumë aktivitete sportive dhe në në të njëjtën kohë një numër i madh i vizitorë që po vijnë në Prizren që nuk janë vizitorë tranzit, por tranzit që akomodohen në Prizren dhe shijojnë të gjithë atë që ofron Prizreni dhe kemi një sezon të verës kur bashkatdhetarët gjenden në mesin tonë janë këtu, janë duke u zhvilluar tre-katër festivale që Prizreni po kthehet krahas atij kryeqytetit historik e kulturor të trashëgimisë po kthehet në një qytet të festivaleve në Ballkan dhe Evropë nga ai qytet”, tha