Tri partitë kryesore opozitare kanë konfirmuar edhe një herë se nuk kanë votë për qeverinë Kurti 3, të cilën po e synon ta formojë VV-ja.
Zyrtarët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se subjektet e tyre nuk kanë ndryshuar qëndrim rreth bashkëpunimit me VV-në.
Ata kanë treguar arsyet pse janë kundër një qeveria Kurti 3.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë me dije se partia e tij nuk e voton një qeveri të VV-së.
Ai ka treguar arsyet se pse PDK-ja nuk e voton një qeveri të tillë.
Në një prononcim për “Front Online”, Shala ka deklaruar se këto dy parti nuk i bashkon asgjë.
“As nuk ka pasur ide, as qëllim as kurrfarë aktiviteti në lidhje me këtë, qëndrimet e Partisë Demokratike janë të njohura nuk kemi asnjë lloj koalicioni, as nuk planifikojmë me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se shkaku i qeverisë “Kurti 2” Kosova sot përballet me sanksione nga ShBA dhe BE-ja.
“Nuk besoj që Partia Demokratike, voton një qeveri të Lëvizjes Vetëvendosje e cila e cila ka qenë deri tash në pushtet dhe Kosovës i ka pru izolim ndërkombëtar, sanksione evropiane, skamje dhe varfëri ekonomike dhe shumë dëme tjera që i ka sjell ekonomikisht dhe politikisht Kosovës”, ka thënë Shala.
Edhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar sjelljen e liderit të VV-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Kurti po sundon kundërligjshëm.
“Deputeti Albin Kurti po qëndron në krye të Qeverisë tash e 6 muaj në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës . Po sundon kundërligjshëm. Nuk ndien kurrëfarë urgjence ky për funksionim kushtetues të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ai.
Kurse, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka qartësuar edhe një herë qëndrimin e kësaj partia në raport me bashkëpunimin e mundshëm me VV-në.
Ajo ka bërë me dije se kjo parti nuk ka ndryshim qëndrim për këtë çështje.
Sipas saj, AAK-ja nuk do ë bëhet pjesë e qeverisë Kurti 3.
“Jo, nuk do të bëhemi pjesë e Qeverisë Kurti 3”, ka deklaruar ajo për Arbresh.info.
Në anën tjetër, lideri i VV-së, , Albin Kurti, sot ka bërë me dije se ende nuk ka zhvilluar bisedime me asnjë parti politike apo deputetë në lidhje me krijimin e qeverisë së re.
Ai ka paralajmëruar se në periudhën e ardhshme do të fillojë një plan të qartë për këtë çështje.
“Tepër shumë punë këto ditë, analiza e rezultateve nga qendrat. Na duhet ta shohim kontributet që kanë pasur fushatat nëpër komuna me rezultatin që kemi arritur, në mënyrë që sa më shpejt të fillojmë me fushatën për balotazhe. Andaj dje dhe sot nuk kam arritur ende që t’i zhvilloj ato komunikime. Por po e bëjmë një plan edhe për këtë gjë. I kemi më shumë se 10 ditë,“, ka thënë Kurti.