6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

PDK-ja e sfidon VV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

- Advertisement -

Sekretari elektoral i PDK-së, Betim Gjoshi, vlerëson se Qeveria Kurti ka qenë e dëmshme dhe se ato do t’i kenë vështirë t’i riparojnë edhe qeveritë e ardhshme që do të vijnë.

Ai në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova shtoi se vendi ynë sot është nën sanksione pothuajse qe një vit, ka një stagnim ekonomik, po boshatiset çdo ditë nga të rinjtë, është i zhytur në korrupsion, ka ngritur shqetësim BE-ja që qindra mijëra kontrata njëburimore janë nënshkruar nga kjo qeveri dhe se në këtë situatë kryeministrit tani i mbetet lojë fjalësh.

“Ai sot është mirë të jep dorëheqje dhe të shkojë vendi në zgjedhje. Se a ka opozitë për të shkuar në zgjedhje, do të shihet. Ne jemi ata që në zgjedhjet lokale e kemi tkurrur. Sot ka më pak pushtet se që ka pasur çdo herë”.

Gjoshi më tej tha se mendon që qytetarët janë vetëdijesuar dhe se do t’i tregojnë vendin kreut të qeverisë.

“Ai e ka një sinjal të qartë që çdo ditë po tkurrët. Qytetarët e Kosovës janë të pakënaqur me qeverisjen e tij dhe ai mundohet që me një afat sa më të hershëm të shpëtojë diçka nga ajo që mund t’i zbehet çdo ditë e më shumë”, vlerësoi Gjoshi PDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit