Anëtari i kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda i tha RTV21 se PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin e miratuar për byron e konfiskimit të pasurisë së pajustifkushme, pasi sipas tij PDK-ja vlereson se ky ligj përmbanë shkelje
“Do ta dërgojmë sepse është shkelje flagrante e Kushtetutës, më së pari shkelje e procedurës qysh është miratuar është bërë pa konsultim publik dhe është miratu në seancë të mbajtur natën dy leximet për një seancë dhe është lënë konsultimi në komisionin parlamentar është lënë një minutë. Dhe nëse na thoni për këtë s’bon me dergu në Gjykatën Kushtetuesë, unë mendoj se është e domosdoshme dhe PDK-ja do të qëndrojë besnike deri në fund një zotimi që e ka dhënë para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Gruda.