-2.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

PDK i kundërpërgjigjet Gërvallës: E vërtetë se nuk janë keqpërdorë 1.1 cent, por 1.1 milion PO

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla – Schwarz, e cila në reagimin e saj ndaj akuzave të PDK-së për keqpërdorimin e 1.1 milionë eurove, tha se nuk ka keqpërdorur “as 1.1 cent”.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Musliu ka deklaruar se “është e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milionë PO”.

Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur? Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në keqpërdorim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Në postimin e saj në Facebook, deputetja e PDK-së ka bashkangjitur edhe një dokument të marrëveshjes mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ku shihet edhe nënshkrimi i ministres Gërvalla-Schwarz.

Postimi i plotë i deputetes së PDK-së:

Ministre e vërtetë që 1.1 cent nuk janë keqpërdorë, por 1.1 milion PO.

Të lutem demanto me fakte që nuk ka pas keqpërdorim nga ana Juaj, na trego a është nënshkrimi juaj në dokument i vendosur?
Po ashtu argumento që marrëveshja që ti ke nënshkruar hyn në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional dhe nuk është në kundërshtim me nenin 12 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare!
👇

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=414882663980009&id=100063748358568

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit