26.3 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

PDK gjobitet nga PZAP, kandidati për asamble Ilirik Musliu vendosi posterin në hapësirë publike

- Advertisement -

Me 500 euro gjobë është ndëshkuar Partia Demokratike e Kosovës nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje, më 02.10.2025, ishte ankuar se kandidati i PDK-së, Ilirik Musliu, ka vendosur mural reklamues zgjedhor në udhëkryqin mes rrugës “B” dhe rrugës “Enver Maloku”, në Prishtinë.

Për këtë, PZAP ka gjetur se ankesa e Vetëvendosjes është e bazuar, meqë PDK-ja, sipas panelit vlerësues, ka shfrytëzuar atë hapësirë publike për fushatë zgjedhore dhe për përfitim votash, duke rënë ndesh me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.

Në përgjigjen ndaj ankesës, PZAP thotë se PDK-ja ka theksuar se ka shpërndarë udhëzime të qarta dhe të detajuara për të gjithë anëtarët e saj.

Më tej, siç përshkruhet në vendim, Ilirik Musliu ka larguar posterin e vendosur në atë hapësirë publike në kryeqytet.

Vendimi thekson se PDK-ja ka afat 15 ditë për ta paguar gjobën nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Të ngjashme

Të fundit