-5.2 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

PDK është subjekti politik më i madhi që ka pasur ndonjëherë Kosova

- Advertisement -

Shkruan: Faton Abdullahu

PDK është subjekti politik më i madhi që ka pasur ndonjëherë Kosova

A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po për shumë arsye, ja pse ….

1) Ata njerëz, burra e gra që e kanë themeluar PDK-në para 24 viteve, janë edhe ata që kanë themeluar organizata dhe grupe të ndryshme atdhetare që për decenie të tëra kanë vepruar në ilegalitet me të vetmin qëllim dhe ideal që ta ndajnë Kosovën nga Jugosllavia, përkatësisht Serbia dhe të ja bashkojnë Shqipërisë, apo ta bëjnë shtet të pavarur.

2) Kjo ka vazhduar me mendësi të njëjtë në qëllime dhe ideale edhe nga njerëz të njëjtë, por edhe shumë të tjerë që kanë përqafuar këto ideale dhe kanë themeluar UCK-në, për ta radikalizuar Lëvizjen nacionale dhe kërkesat ti realizojnë me luftë kundër Serbisë.

3) Kjo ka vazhduar nga këta njerëz të gatsëm për flijim deri në vdekje të cilët me pushkë në dorë në të njëjtën kohë kanë kthyer tytën Serbisë në male por edhe janë bërë bashkëpunues më të besueshëm të botës evroperëndimore, sidomos të SHBA-së, të vlerave liberal-demokratike dhe të aspiratave gjeopolitike të mendësisë evro-atlantike.

4) Kanë vazhduar tutje këta idealista të pushkës, por edhe të penës me të njëjtin stoicizëm dhe aspiratë me shumë e shumë të tjerë që janë bashkangjitur këtij rrugëtimi dhe kësaj doktrine e qëllimi të cilët kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
5) Janë të gjithë këta përsëri bashkë me ideale e qëllime fisnike të cilët, me shumë e shumë të tjerë që janë bashkangjitur, kanë rindërtuar shpejtë dhe ndershëm Kosovën e shkatëruar nga lufta dhe diskriminimi.

6) Janë këta të njëjtit që kanë themeluar PDK-në
7) Janë të gjithë këta institucionalistë që më pas me shumë të tjerë që janë bashkangjitur edhe gjatë këtij rrugëtimi të cilët e kanë demokratizuar Kosovën deri në shkallën sa të jetë tash sa kohë shtet me demokraci të qëndrueshme më e përparuara në rajon.

8. Janë të gjithë këta aktivistë dhe punëtorë fushash të ndryshme të cilët qëndrimin në pushtet të PDK-së më gjatë se të tjerët e kanë siguruar me me fushata me zgjedhje me vota .
9) Janë të gjithë këta me shumë djem e çika burra e gra që e kanë sjell Kosovën në atë pikë shtetndërtimi e demokratizimi sa që mund të ndryshoj pushteti siç ndodhi herën e fundit në zgjedhjet parlamentare në mënyrë demokratiksht shembullore me zgjedhje fer dhe të lira.

10) Janë të gjithë këta dhe sidomos ata që, sot nuk janë me ne po janë aty ku nuk duhet të ishin, në Gjykatë, të cilët sot po e mbrojnë atë që e fituam me gjak – luftën për liri dhe lirinë për Kosovë e shqiptari.
11) Janë ata atje – dhe ne me ta – dhe shumë të tjerë që do të na bashkohen – që bashkë duke pasur të kaluarën si shembull dhe sukseset si krenari, me patjetër do të vazhdojmë….
– ta kthejmë të mirën aty ku sot po punohet keq
– ta kthejmë besimin ku po rritet zhgënjimi
– ta kthejmë të vërtetën ku po qeveriset me rrena
– ta ndalim hajnin me vepra ku po mshefet me fjalë
– ta riparojmë raportin me miq aty ku po prishet me padituri
– Ta bëjmë Kosovën ashtu siç duam e siç e kemi dashur gjithmonë
– Gëzuar 24 vjet PDK

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit