Sot gjatë ditës u konfirmua se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.
Në njoftimin respektiv të lëshuar nga KQZ, u kuptua se përgjatë afatit shtesë kohor, nuk ka pranuar asnjë aplikim.
Pra, tashmë janë mësuar edhe emrat e kandidatëve të certifikuar. PDK dhe VV, siç edhe mund të shihni më poshtë, kanë më së shumti emra.
Në mesin e kandidatëve është edhe Aleksandar Arsenijeviq, aktivist serb nga Mitrovica e Veriut, saktësisht organizata “Mbijetesa Serbe”.
Mitrovicë të Veriut: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Iniciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).
Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovskih Srba).
Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV),
Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur)