27.6 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

PDK e qartë: Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka theksuar se qëndrimi i partisë së saj ndaj anëtarëve të Qeverisë Kurti mbetet i pandryshuar.

Ajo deklaroi se PDK-ja nuk do të votojë për asnjë ministër apo zëvendëskryeministër që ka qenë pjesë e ekzekutivit të kaluar, përfshirë edhe ministren në detyrë, Albulena Haxhiun.

“Qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë. Nuk do të votojmë asnjë prej ministrave, zëvendëskryeministrave apo gjithë përfaqësuesve që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Asnjëri prej tyre nuk do ta ketë votën e PDK-së”, tha Deliu në RTV21

Të ngjashme

Të fundit