0.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

PDK e LDK të pakënaqura me punën e Kurtit në dialogun me Serbinë

- Advertisement -

Janë bërë gati 1 vit e gjysmë që kur Kosova udhëhiqet në dialogun me Serbinë nga kryeministri, Albin Kurti, i cili për një kohë të gjatë, sa ishte në opozitë, përfaqësonte një vizion tjetër politik për këtë proces.

Partitë opozitare, po i kërkojnë Kurtit një qasje më proaktive në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim finalizimin e dialogut.

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha për tëvë1 se kryeministri Kurti është i vetmi që nuk dëshiron zgjidhje me Serbinë.

Edhe Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk sheh ndonjë angazhim konkret nga Kurti në dialog, me qëllim të përmbylljes së këtij procesi.

Para disa ditësh kryeministri kishte ftuar në takim përfaqësuesit e opozitës për të diskutuar për çështjen e dialogut. LDK e AAK i ishin përgjigjur pozitivisht kësaj ftese, ndërsa PDK kishte refuzuar të marr pjesë në takim. /Tëvë1/

Video: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit