10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

PDK e AAK e vlerësojnë qasje joserioze në dialog, takimin e Bislimit pas kushteve të Kurtit

- Advertisement -

Kërkesat të cilat i propozoi kryeministri Albin Kurti në Bruksel, u vlerësuan si të qëlluara.

Por sipas partive opozitare në Kosovë, të njëjtat nuk e arritën qëllimin.

Kjo pasi sipas deputetes të PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, kryenegociatorët u takuan menjëherë pas takimit të nivelit të lartë.

“Në fakt kishim takimin e dytë të zëvendëskryeministrit Bislimi dhe të Petkoviq, natyrisht ne kemi pritur që në fakt meqë janë kryeministri Kurti ka përcaktuar disa kritere, disa kushte nga të cilat ai ka kërkuar që t’i zbatoi Serbia, unë kam pritur që të mos ketë lëvizje të reja në këtë proces, por ne kishim një takim të dytë të zëvendëskryeministrit Bislimi pa u përmbushur ato kritere dhe kushte të cilat i ka përcaktuar kryeministrit Kurti që në një formë flet për mungesë të koordinimit por edhe mungesë të seriozitetit dhe qasjen e tij në dialog”, ka thënë ajo.

Deliu-Kodra konsideron se tashmë Kosova e ka pranuar marrëveshjen.

“ Natyrisht ne kemi pritur që menjëherë pas këtyre zhvillimeve do të kishte kuptim që të vendosen këto kushte të cilat kryeministri ja ka vendosur Serbisë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, por unë druaj se nuk do të ketë asgjë, sepse siç është thënë edhe më herët marrëveshja tashmë është pranuar dhe kryeministri po bënë përpjekje që të prolongoi këtë proces në kohën që edhe Bashkimi Evropian thotë se ka pranim të marrëveshjes nga ana e tij”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Njëjtë mendojnë edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Time Kadrijaj e quan të dëmshëm draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Në fakt e ka pranuar sepse nëse nuk do e kishte pranuar në tavolinën e diskutimit, as Lajçaku as Borrelli, as emisari amerikan e gjerman, askush nuk do të kishte thënë që nuk është pranuar, por këta e kanë pranuar e kanë thënë edhe vet që e kanë pranuar komplet marrëveshjen. E kanë pranuar edhe aneksin në Ohër për zbatimin e këtyre marrëveshjeve por e kanë pranuar edhe draftin e Asociacionit që është drafti më i keq i mundshëm”, ka thënë Time Kadrijaj.

Nga partia në pushtet nuk kanë pranuar të flasin për këto deklarata, ndërsa njëjtë kanë vepruar edhe nga partia në opozitë, LDK.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht kanë bërë thirrje që Kosova e Serbia t’i zbatonë të gjitha marrëveshjet e arritura, për të shkuar drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit