4.6 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

PDK dorëzon ankesën në PZAP për Mitrovicën: Vota është e shenjtë

- Advertisement -

 

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht ankesën në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në lidhje me procesin zgjedhor në komunën e Mitrovicës.

Në njoftim thuhet se ky veprim është bërë brenda afatit ligjor, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve.

> “Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës,” thuhet në njoftimin e PDK-së.

 

Partia ka theksuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të siguruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.

“Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.
Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj,” përfundon njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Partia Demokratike e Kosovës

Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar, brenda afatit ligjor, ankesën zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Ky veprim është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe votës së lirë të qytetarëve të Mitrovicës.

PDK siguron qytetarët e Kosovës, e veçanërisht ata të Mitrovicës, se do të ndjekë me përgjegjësi të gjitha procedurat ligjore për të garantuar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve.

Ne besojmë se vetëm rivotimi i bën drejtësi procesit zgjedhor dhe vullnetit qytetar.

Vota është e shenjtë. Demokracia fillon e mbaron me ruajtjen dhe respektimin e saj.

Të ngjashme

Të fundit