1.3 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

PDK do ta dërgojë në Kushtetuese Fondin Sovran

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Fondin Sovran.

Shefi i deputetëve të kësaj partie, Abelard Tahiri ka thënë se me miratimin e këtij ligji cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Republikës, si konkurrenca e lirë, liria ekonomike, trajtimi i barabartë i investitorëve, transmeton lajmi.net.

“Me këtë ligj, mëtohet të krijohet një megastrukturë burokratike që dëmton buxhetin e shtetit, krijon pasiguri juridike dhe mbi të gjitha cenon vlerën kushtetuese të sundimit të ligjit, sepse në organizimin dhe funksionimin e tij, nuk do të zbatoj as ligjin bazik për ndërmarrjet publike, as ligjin e punës, as të prokurimit publik por do të qeveriset sipas tekeve të kuazi ekspertëve të shitur”, ka thënë Tahiri.

Tahiri po ashtu komentoi shkarkimin e Agron Bekës nga Këshilli Prokurorial. Ai shkroi se ky vendim paraqet përpjekjen e radhës për të bllokuar këtë institucion të pavarur kushtetues, që më pas të kapet dhe nënshtrohet nga Qeveria.

“Edhe ky vendim përbën cenim arbitar të pavarësisë dhe punës së KPK-së, dhe si grup paralamentar, ashtu siç jemi angazhuar në raste të tjera, edhe kësaj radhe nuk do të lejojmë prishjen e parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve duke e dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar shefi i deputetëve të partisë më të madhe opozitare në Facebook.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit