16.7 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

PDK dhe VV bëhen bashkë për balotazhin në Dragash

- Advertisement -

Patia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë rënë dakord për bashkëpunim në garën e balotazhit në Dragash.

Kjo u bë e ditur nga kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune, Shaban Shabani, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim.

“Pas një procesi të hapur konsultimesh dhe bashkëbisedimesh, është arritur marrëveshja e koalicionit për raundin e dytë të zgjedhjeve ndërmjet: Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lëvizjes Vetëvendosje! (LV), Koalicionit Vakat dhe  Kandidatit të pavarur Nedzmidin Sejdilar”.

“Para arritjes së marrëveshjes është bërë harmonizimi i programeve dhe parimeve qeverisëse, të cilat do të shërbejnë si bazë për një qeverisje të përgjegjshme, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të qytetarëve të komunës sonë. Kjo marrëveshje është dëshmi e bashkëpunimit për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe në interes të përbashkët të secilit qytetar, pa dallim”, ka thënë Shabani.

Të ngjashme

Të fundit