10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

PDK dhe LDK mbushin sallat me bashkëatdhetarë

- Advertisement -

Partitë opozitare, veçanërisht Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë nisur angazhime serioze për të mobilizuar mbështetësit e tyre në diasporë. Aktualisht, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjendet në Zvicër, ku po zhvillon takime me mbështetës të partisë së tij.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit të vitit 2021, PDK dhe LDK morën rezultate dëshpëruese, pasi që VV bashkë me Listën Guxo, morën mbi 50% të votave të përgjithshme. Si pasojë e këtij rezultati, partitë ndryshuan lidershipet e tyre, por edhe i rimenduan strategjitë për marrëdhënie me votuesit.

Një prej ndryshimeve që u hetua theksueshëm, është edhe angazhimi i PDK-së dhe LDK-së në diasporë, kryesisht në Evropë.

Deputeti i PDK-së Elmi Reçica, ka nisur një tur të gjatë në diasporë. Në kantonin Saint Gallen të Zvicrës, PDK themeloi edhe një nëndegë të re dy javë më parë.

“Në prezencë të bashkveprimtarëve dhe atdhetarëve të shquar dhe të devotshëm u themelua Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për kantonin e Saint Gallen-it. Me këtë rast kryetar i nëndegës u zgjodh, Visar Shala, ndërsa nënkryetar, Nderim Buja. Poashtu u zgjodh kryesia prej 6 anëtarëve, shumica prej tyre të rinj por aktiv në të gjitha zhvillimet kombëtare dhe humane që kanë ndodhë në mërgatën tonë.  Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë por zgjerohet dhe po fuqizohet për të qenë sa më afër me mërgatën tonë, për koordinuar të gjitha proceset dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, kishte njoftuar Reçica.

Mbrëmë në München të Gjermanisë u mbajt mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së…

Posted by Elmi Reçica on Saturday, May 7, 2022

Takimet me mërgimtarë, Reçica i ka vazhduar edhe dje në Mynhen të Gjermanisë. Ai ka njoftuar se është “mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së për Bavari”.

LIDHJA NË ZVICËRSonte, së bashku me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin…

Posted by Lumir Abdixhiku on Saturday, May 7, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit