Shefi i GP të PDK-së tha se qëndrimi në sallë është i kotë pas gati dy orësh pa asnjë pikë të rendit të ditës pa u votuar.
“Ne si GP kemi vendosur të mos vazhdojmë të qëndrojmë në sallë, sepse që gati dy orë asnjë pikë e rendit të votuar, shkaku i mungesës së deputetëve të pozitës për të vazhduar me votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Prandaj, ne nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Tahiri.
Të njëjtin mendim e ndau edhe shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi.
“Deputetët e pozitës nuk janë në sallë, nuk po e shohim të arsyeshme të qëndrojmë në sallë”, tha Gashi.
Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ftoi të gjithë deputetët të kthehen në sallë të vazhdojnë me raundit të dytë të votimit të amendamenteve të projektligjit për bujqësi.