13.6 C
New York
Thursday, October 30, 2025

Buy now

PDK dhe AAK konfirmojnë pjesëmarrjen për tek takimi me Osmanin

- Advertisement -

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i ka thënë “po” ftesës së presidentes Osmani për takimin e nesërm.

Kështu tha për Gazetën Express Vlora Citaku, deputete e PDK’së.

“Po e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha ajo.

Krasniqi, të dielën e hodhi poshtë mundësinë që të bëhet mandatar i radhës, në rast se presidentja do ta pyeste nëse e ka shumicën.

Edhe mryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

Këtë për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i i AAK’së, Kushtrim Xhemajli.

“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemajli.

Ky takim vjen pas dështimit të 26 tetorit kur Kurti nuk arriti t’i marrë 61 vota për formimin e qeverisë Kurti 3

Të ngjashme

Të fundit