Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, do të dorëzojë sot në Gjykatën Kushtetuese tri raste të pretenduara të shkeljes kushtetuese nga pushteti aktual i udhëhequr nga Vetëvendosje.
Partia më e madhe opozitare e ka paralajmëruar ditë më parë se ligji për Komisionin e Pavarur të mediave, ai për Këshillin Prokurorial dhe statuti i Universitetit të Prishtinës të ndryshuara nga pushteti aktual, përbëjnë shkelje kushtetuese dhe cenojnë pavarësinë institucionale dhe lirinë e medias.
Pas dorëzimit të këtyre tri lëndëve në Gjykatën Kushtetuese, kryetari i Grupit Parlamentar Abelard Tahiri ka paralajmëruar konferencë për media.