PDK del në mbështetje të protestës së UÇK-së: Mbrojtja e së vërtetës është detyrim kombëtar

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur mbështetjen për protestën e paralajmëruar për nesër nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një reagim të drejtë qytetar dhe kombëtar.

Në një komunikatë për media, PDK thekson se kjo protestë synon mbrojtjen e dinjitetit të viktimave të luftës, familjeve të tyre dhe vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

“Çdo përpjekje për të shtrembëruar faktet, për të relativizuar krimet apo për të rishkruar historinë tonë është e papranueshme dhe duhet të kundërshtohet me vendosmëri”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj partie, mbrojtja e së vërtetës për luftën çlirimtare është një detyrim shtetëror dhe moral, ndërsa ruajtja e saj nënkupton njëkohësisht nderimin e viktimave dhe sakrificës së tyre.

PDK thekson se qëndrimi i saj është në mbështetje të plotë të kërkesave të organizatave të dala nga lufta, duke bërë thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të viktimave.

Të ngjashme

Të fundit