Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme pasi nuk u votua rezoluta e PDK-së ku u kërkuar mbështetja ndaj policisë.
Tahiri tha se sot për sot s’ka gjë më të rëndësishme sesa deputetët të ishin bashkë në mbështetje të policisë.
“Në anën tjetër, për sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, në momentin që ju jeni të gatshëm që të ulemi e ta diskutojmë datën e zgjedhjeve, edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.
Kujtojmë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk po arrijnë të votohen pasi partitë opozitare, me përjas