Home Lajme PDK alarmon se në Gjakovë VV-ja vodhi vota përmes “Trenit Bullgar

PDK alarmon se në Gjakovë VV-ja vodhi vota përmes “Trenit Bullgar

0
PDK alarmon se në Gjakovë VV-ja vodhi vota përmes “Trenit Bullgar

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

“Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekziston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën ‘Zekeria Rexha’ dhe tjetra në shkollën ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i ‘Trenit Bullgar’ nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet”, ka thënë Beqa.

Ai u ka bërë thirrje organeve të e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti.

“Presim që shkelësit e ligjit zgjedhor të ballafaqohen me sanksionin penal që parasheh Kodi”, ka shtuar më tutje ai

Exit mobile version