-8.6 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve

- Advertisement -

Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e ka emëruar një zëvendësministër ish të dënuar për keqpërdorim fondesh.

“Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës, njofton opinionin publik, se dje Kryeministri z.Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë z.Resul Makreshi, duke e zëvendësuar atë me z.Agim Hyseni. I nderuari z.Makreshi, me profesionalizëm dhe përgaditje adekuate për politikat qeveritare, me kujdesë të plotë kontribuoj gjatë këtij mandati qeverisës, ku shërbeu me integritet të lartë duke mos i shkaktuar qeverisë dhe pozitës së tij asnjë dëm dhe skandal të vetëm. Fakti që, z.Agim Hyseni, tashmë zëvendësminister, ishte i denuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh, PDAK, shpreh shqetësimin e saj për vendimin e Kryeministrit Kurti, në emrimin e z.Agim Hyseni në postin e zevendësministrit të MINT, të cilin e konsiderojmë të ndikuar politikisht nga ish deputeti dhe ish i burgosuri për korrupsion gjithashtu Etem Arifi, kryetar i PAI-së dhe deputeti aktual Bekim Arifi.”

Tutje në reagim thuhet se emërimin në përfundim të mandatit e shohin si veprim të ulët e skandaloz.

“Poashtu emrimin e z.Agim Hysenit zëvendësministër, në përfundim të mandatit dhe në kohë fushate, e shohim si veprim të ulët dhe skandaloz duke avansuar në pozita qeveritare njerez të pashkolluar, të korruptuar dhe me skandale, të cilët nuk i bëjnë nderë komunitetit Ashkalinjë. Komuniteti Ashkalinjë ka nevojë për zhvillim dhe përfaqësues me duar të pasterta e profesionist, të cilët kontribuojne dhe krijojnë politika në avansimin e pozitës së komunitetit Ashkalinjë në Republikën e Kosovës.”

PDAK thotë se janë përulur dhe demotivuar vlerat profesionale që ka rinia ashkalinjë.

“Në këtë mënyrë, komuniteti Ashkalinje ndjehet i fyer dhe i shqetësuar, pasi me këtë veprim, keni përulur dhe demotivuar vlerat e përgaditura dhe profesionale që ka rinia e komunitetit Ashkalinjë në Kosovë.”

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit