13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

PD-ja kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër

- Advertisement -

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”.

Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.

Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri, me 4 mijë e 3025 vota të grumbulluara Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste me 4 mijë e 421 fitoi 4 mandate./TCh

Të ngjashme

Të fundit