-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

PD: Ballkani i Hapur i shërben pushtetit Rama e Vuçiq

- Advertisement -

Partia Demokratike e Shqipërisë ka thënë se nisma Ballkani i Hapur është në shërbim të interesave personale të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq.

Anëtari i Kryesisë, Aldo Bumçi citoi një studim të Institutit “Rockfeller” që sipas tij, nxit dyshimet mbi agjendën e fshehtë të kësaj nisme.

Studimi, sipas Bumçit, rikonfirmon shqetësimet e përsëritura se “Ballkani i Hapur” priret të thellojë edhe më shumë ndasitë mes vendeve të rajonit, në vend që të rrisë bashkëpunimin sikundër pretendojnë Rama dhe Vuçiq.

Bumçi thotë se “Ballkani i Hapur” dëshmohet edhe njëherë një nonsens politik dhe ekonomik nga qendrat prestigjioze ndërkombëtare./TCh/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit