35.1 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Pavarësisht fletarrestit të INTEPOL-it Beogradi “nuk detyrohet të arrestojë apo ekstradojë” Radojçiqin, thotë eskperti serb i sigurisë

- Advertisement -

Pavarësisht “fletarrestit” të INTERPOL-it për udhëheqësin e grupit paraushtarak, Milan Radojçiq, që sumoi Policinë e Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, “Serbia nuk është e detyruar ta arrestojë dhe ekstradojë atë”, ka thënë Bojan Ellek nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

INTERPOL-i nuk lëshon “fletarreste” por se është “njoftim për vende anëtare të asaj organizate ndërkomnbëtare policore që një shtet po kërkon një person”, ka shpjeguar Ellek.

Siç thotë ai, fletarrestimi, para së gjithash, mund ta pengojë Radoiçiqin të udhëtojë jashtë Serbisë, kryesisht në vendet që kanë marrëdhënie të mira dypalëshe me Kosovën, pasi ato mund të veprojnë sipas fletarrestimit dhe ta arrestojnë atë, raportoi REL.

Të ngjashme

Të fundit