15.6 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Pavaresisht dallimeve politike asnjë lider i shtetit tonë nuk duhet të bëhet objekt talljeje dhe i ndërhyrjeve të huaja me qëllime të dyshimta

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Mashtrimi i fundit ndaj Kryeministrit Albin Kurti nga aktorë rusë është shqetësues, jo vetëm si akt manipulimi, por edhe si cenim i dinjitetit të udhëheqësisë së Kosovës.

Pavarësisht dallimeve politike, asnjë lider i shtetit tonë nuk duhet të bëhet objekt i talljes apo ndërhyrjeve të huaja me qëllime të dyshimta!

Ajo që bie në sy është se z.Kurti jo vetëm që nuk e vuri asnjëherë në dyshim identitetin e “Presidentit të Litonisë”, por ai nuk i bëri asnjë pyetje të vetme atij. Por vetëm përgjigjej, përgjigjej, përgjigjej….

Kjo ngre pikëpyetje jo vetëm mbi sigurinë e komunikimeve diplomatike dhe rreziqet që sjellin të tilla shkelje, por edhe për nivelin e komunikimit që po realizoka kryeministri i Kosovës!

Kjo situatë patjetër që duhet të shërbejë si një leksion dhe një sinjal alarmi për masa më të rrepta verifikimi dhe mbrojtje ndaj manipulimeve të huaja.

Të ngjashme

Të fundit