Shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte nderuar dhe festuar nga të gjithë, por jo edhe nga kryeministri aktual, Albin Kurti.

Në një intervistë para vdekjes, Demaçi kishte treguar momentin kur ishte thyer marrëdhënia e tyre, shkruan Demokracia.com.

Në këtë intervistë, Demaçi tregonte se i kishte prishur raportet me Kurtin kur kishte marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

“Veprimet që i bënte nuk ishin në atë mendimin tim. Kthesa më e madhe që ne jemi ftohur mes vete ka qenë kur unë kam shkuar në shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kurse Albini e ka parë të arsyeshme që të mos vij. Ajo ishte kthesa më e madhe që ai duhej ta kuptonte se ajo nuk ishte punë e vogël por ishte me rëndësi shumë të madhe sepse ishte shkelje e rozolutës 1244. Këtë Albini nuk e kuptoi.”, kishte thënë Demaçi.