8.9 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Pavard për Griezmann: Ne i besojmë edhe nëse nuk shënon, do të rikthehet te golit së shpejti

- Advertisement -

Franca barazoi 1-1 me Austrinë në ndeshjen e Nations League, duke zhgënjyer sërish, pasi tashmë “Gjelat” renditën në vendin e fundit në grupin 1 të Ligës A me vetëm 2 pikë në dy ndeshje.

Do të duhej që Kylian Mbappe të hynte nga stoli për të shpëtuar kombëtaren e tij humbja. Sulmuesi i PSG u zëvendësua me Antonio Griezmann, i cili nuk ka shënuar në 22 ndeshje dhe agjërimi i tij ka shkaktuar shumë diskutime në Francë.

Benjamin Pavard pas ndeshjes komentoi edhe situatën e Griezmann, i cili mendon se ish-sulmuesi i Barcelonës do të rikthehet së shpejti tek goli.

“Ai është një lojtar i madh. Edhe nëse është e vërtetë që ai nuk ka shënuar në disa ndeshje, nuk është asgjë, ne i besojmë atij. Jam i sigurt se do të t’i kthehemi golit së shpejti”, theksoi fillimisht Pavard.

Më pas duke folur për hyrjen e Mbappe në fushë që ndryshoi rezultatin e ndeshjes: “Ai bëri diferencën menjëherë, jemi të lumtur që ai është kthyer në formë të mirë pas problemeve me gjurin”. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit