Interi ka bërë goditjen e radhës në merkato, duke arritur transferimin e mbrojtësit të Bayern Munchen, Benjamin Pavard.
Francezi do t’i kushtojë gjigantit italian rreth 30 milionë euro, ndërsa 2 të tjera bonuse, siç raporton Fabrizio Romano.
Pavard pritet të udhëtojë sot drejt Milanos, për të përfunduar testet mjekësore, ndërsa pritet që gjithçka të përfundojë ditën e mërkurë.
Sipas gazetarit Romano, kampioni i botës me Francën dëshironte transferimin te Interi dhe do të jetë një armë më shumë në mbrojtjen e Inzaghit.