19.8 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Paul Williams, dëshmitari i dytë në gjykatë – u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave gjatë 2024-ës

- Advertisement -

Juristi Paul Williams, amerikani i dytë i cili po dëshmon në Gjykatën Speciale, pro-Thaçit dhe të tjerëve, në vitin 2024 u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave.

Këtë çmim, ai e pranoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Profesori Paul R.Williams mori Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjes së Paqes së Rambujesë”, njofton Klankosova.tv.

Williams aktualisht ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues, dhe që në fillim, ai ka treguar se nga kush u ftua të ishte pjesë e delegacionit kosovar gjatë negociatave në Rambuje.

Juristi tregoi se ishte Bujar Bukoshi ai i cili e kishte ftuar në emër të presidentit tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova

Të ngjashme

Të fundit