Paul Pogba raportohet se është në bisedime zyrtare për të bërë rikthimin e tij në fushat e blerta pas dy vitesh mungesë.
Në vitin 2023, mesfushori francez u dënua nga futbolli për shkak se u gjet DHEA në sistemin e tij, një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup, duke përfshirë testosteronin.
Fillimisht, Pogba kishte marr një dënim prej katër vitesh, por pas apelimit të këtij vendimi suspendimi u reduktua në vetëm 18 muaj.
Në mars të këtij viti ky dënim mori fund, që do të thotë se 32-vjeçari tani mund të bëjë rikthimin e shumëpritur në futboll.
Pasi kontrata e tij me Juventusin u ndërpre, Pogba ka qenë lojtar i lirë që nga ajo kohë.
Ani pse ai është lidhur me një sërë klubesh në Evropë, Arabinë Saudite dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asgjë nuk është materializuar.
Mbrëmjen e së hënës u raportua se klubi amerikan DC United kanë shprehur interesim për transferimin e Pogbas.
Siç ka raportuar The Athletic, pronarët e DC United kanë në zotërim të drejtat për mesfushorin Pogba.
“Ky burim që flet në kushte anonimiteti, ka konfirmuar gjithashtu se klubi është në bisedime për një marrëveshje potenciale për 32-vjeçarin, i cili ka qenë në disa ndeshje të MLS që prej se luajti ndeshjen e fundit profesionale për Juventusin menjëherë pasi u suspendua në shtator të 2023”, thuhej në raportimin e tyre.
Sipas një raportimi nga Sports Illustrated, Lista Discovery i lejon një klubi në MLS që të marr të drejtat e një lojtari në rast se ai dëshiron t’i bashkohet ligës