11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Patrullimet serbe në afërsi të kufirit, vlerësohen si kundërpërgjigje pas veprimeve në veri

- Advertisement -

Patrullime serbe në afërsi të vijës kufitare me Kosovën janë vërejtur ditëve të fundit.

Paralel me to, NATO më pas publikoi fotografi të njësiteve të KFOR-it, duke potencuar se ata bëjnë kontrrolle të përditshme në vijën kufitare Kosovë – Serbi.

Për këto veprime të palës serbe, vlerësohet se nuk ka potencial për brengosje.

“Ajo është një luftë speciale për t’iu dhënë garanca qytetarëve të vet që ne gjithnjë jemi në trend me kohën dhe jemi të vetdijshëm dhe të vëmendshëm se ne e mbrojmë territorin, e me na u dhënë rasti, thojnë që kemi me marrë Kosovën. Kjo është një luftë speciale që nuk duhet të na brengos”, thotë Hajrullah Tërnava, njohës i sigurisë.

Patrullime të tilla, llogariten se lidhen me zhvillimet në pjesën veriore të vendit.

“Këto lëvizje janë si kundërpërgjigje e Serbisë për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër. Është një lloj paralajmërimi që Serbia nuk do të jetë duarkryq në rast se do të kemi veprime të njëanshme sa i përket çështjes së hapjes së urës së Ibrit”, vlerëson njohësi i sigurisë, Bedri Elezi.

Njësite serbe në teren, janë parë edhe në fundjavë në bjeshkën e Corovodës në Istog.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit