Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është i ftuar në Pressing në T7, ku është duke folur për situatën politike në vend.
Ai është shprehur i shqetësuar se pse Albin Kurti i beson dhe e mban afër Dejona Mihalin.
‘‘Çka thotë një greke e Shqipërisë që këtu shitet si shqiptare e madhe, unë jo që nuk mërzitna por as nuk e marr parasysh. Patriotizmin munden me na e dhanë shqiptarët më shumë se grekët kryesisht. Për mua është shqetësuese pse Albin Kurti e ka kaq afër dhe i beson kaq shumë, që krejt në Kosovën nuk ka mujt me gjet një njeri të meçëm qaty-qaty sa Dejona, nëse kjo i doket e meçme. Dimalin, nuk e kemi ndërru qëndrimin’’, ka thënë ai.