Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, së bashku me familjen e tij, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri.
Krasniqi ka thënë se “viti që po e lëmë pas, ishte vit goxha sfidues, por le të shpresojmë që viti 2025 të jetë vit i mbushur me sukses e gëzim”.
Postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:
Të dashur miq,
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i moteve, me këtë rast dua të iu uroj nga zemra Vitin e Ri, duke iu uruar shëndët e mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Vitin e Ri, veçanërisht ua uroj të gjithë mërgimtarëve, atyre që kanë ardhur në vendlindje, poashtu edhe atyre që nuk kanë pasur mundësi të vijnë në këtë fundvit.
Viti që po e lëmë pas, ishte vit goxha sfidues, por le të shpresojmë që viti 2025 të jetë vit i mbushur me sukses e gëzim.
Gëzuar Vitin e RI 2025🎄🥂🫶