Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Patriot Krasniqi, ka zhvilluar tubime madhështore në Poslisht dhe Landovicë, dy fshatra me kontribut të madh për lirinë e Kosovës.
“Para përkrahësve tanë shpalosëm pjesë nga programi i kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, dhe vizionin tonë si kandidat për deputet. Ishte konstatim i përbashkët se Kosova mundet më mirë pas 9 shkurtit me PDK-në në udhëheqje të institucioneve,” ka deklaruar Krasniqi.
PDK po vazhdon me mobilizim të fuqishëm në të gjitha zonat, me synimin për fitore në zgjedhjet e ardhshme.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#PatriotKrasniqi88