Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 88, Patriot Krasniqi, ka vizituar disa nga bizneset në Prizren.
Me këtë rast, ai është zotuar se “me besimin tuaj, do të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Prizrenin dhe gjithë Kosovën”.
Sot, së bashku me kolegët e mi kandidatë për Parlamentin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës #131, vizituam disa nga bizneset, afaristë dhe zejtarët e qytetit tonë të Prizrenit.
Këto vizita më mundësuan të njihem nga afër me punën e tyre të palodhshme, sukseset e arritura, por edhe sfidat dhe problematikat që i përballojnë përditë.
Bashkëbisedimi i drejtpërdrejtë më dha edhe më shumë vullnet dhe motivim për të qenë zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës.
Unë zotohem se çdo shqetësim dhe kërkesë që ngritët do të jetë pjesë e angazhimeve të mia parlamentare.
Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla e ekonomisë sonë dhe zhvillimi i tyre është prioriteti ynë absolut.
Me besimin tuaj, do të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Prizrenin dhe gjithë Kosovën!
#PDK131✅ #MaMirë131✅
#BedriHamza1✅
#MemliKrasniqi2✅
#PatriotKrasniqi88✅