7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Patriot Krasniqi nga vendlindja: Prizreni ka qenë dhe mbetet bastioni i PDK-së

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për deputet me numër 88, Patriot Krasniqi, ka marrë pjesë në tubimin e PDK, në lagjen Tusuz, aty edhe ku ka lindur, raporton Scanner.

Ai ka thënë se kjo lagje është burimi i frymëzimit  politik, sepse “Tusuzi”, dikur në kohërat e vështira ka qenë baza e UÇK-së dhe bastioni i PDK-së që nga paslufta.

“Prizreni ka qenë dhe mbetet bastioni i PDK-së dhe edhe kësaj radhe do ta mbështes masivisht Bedri Hamzën për kryeministër dhe kandiatët për deputetë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Emocion i veçantë takimi me banorët e lagjes “Tusuz”, në Prizren, lagje ku unë jam rritur.

Kjo lagjë është burimi i frymëzimit tim politik, sepse “Tusuzi”, dikur në kohërat e vështira ka qenë baza e UÇK-së dhe bastioni i PDK-së që nga paslufta.

Poashtu takimi i sotëm ishte një mundësi e mirë për të dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, si dhe për të ndarë vizionin dhe programin tonë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Nga ky takim dola plot shpresë dhe i motivuar për të vazhduar punën tonë drejt rikthimit të madh të PDK-së.

Prizreni ka qenë dhe mbetet bastioni i PDK-së dhe edhe kësaj radhe do ta mbështes masivisht Bedri Hamzën për kryeministër dhe kandiatët për deputetë.

#MaMirë
#BedriHamza1
#PatriotKrasniqi88

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit