Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Itali, Patriot Krasniqi, ka nisur në mënyrë intensive mobilizim e strukturave të kësaj partie në diasporë për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Krasniqi ka njoftuar se ka takuar shefin e Shtabit Zgjedhor të PDK-së për Bavari, Fetah Hajraj.
Krasniqi ka theksuar se Fetahu është një personalitet i respektuar nga të gjithë, një afarist i sukseshëm, atdhetar i shquar dhe kontribues i madh për fuqizimin e PDK-së, raporton Scanner.
“Takim i përzemërt me mikun tim, shefin e shtabit zgjedhor të PDK-së për Bavari, Fetah Hajraj. Diskutime lidhur me përgatitjet dhe organzimin sa më të mirë në diasporë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Fetahu është një personalitet i respektuar nga të gjithë, një afarist i sukseshëm, atdhetar i shquar dhe kontribues i madh për fuqizimin e PDK-së. Me njerëz të tillë në struktura, suksesi është i garantuar. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.