4.5 C
New York
Monday, December 1, 2025

Buy now

Patriot Krasniqi: Mërgata mbi 70% e gatshme për votimet – 28 dhjetori do të jetë ditë e ftohtë për Vetëvendosjen

- Advertisement -

Patriot Krasniqi, kryetar i degës PDK në Itali, ka reaguar ndaj shqetësimeve të fundit rreth gatishmërisë së mërgatës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke i quajtur ato “frikëra të pabazuara”. Ai tha se organizimi në diasporë është rritur ndjeshëm dhe se struktura e mërgatës në Itali është më e motivuar se kurrë.

“Sipas të dhënave tona, mbi 70% e strukturave janë të gatshme dhe të motivuara që të marrin pjesë për herë të parë drejtpërdrejt në votime. Kjo është dëshmi e fuqisë së organizimit tonë dhe vendosmërisë së mërgatës për të treguar se kujt i takon përkrahja e saj reale,” u shpreh Krasniqi.

Ai paralajmëroi se 28 dhjetori do të jetë një ditë sfiduese për Vetëvendosjen:
“Dita e 28 dhjetorit do të jetë ditë e ftohtë për Vetëvendosjen, sepse atëherë do ta marrë përgjigjen tonë.”

Në takimin e fundit, strukturat e PDK-së në Itali janë dakorduar që mbledhja e radhës me të gjitha nën-deget të mbahet të mërkurën, ku do të formalizohet krijimi i Shtabit dhe Ekipit Punues. Sipas Krasniqit, procesi do të përfshijë çdo aktivist e anëtar të përkushtuar.

“Qëllimi ynë është që asnjë votë të mos mbetet pas. Do të organizojmë, ndihmojmë dhe mbështesim çdo bashkatdhetar që ka nevojë për udhëtim dhe koordinim për të ardhur në Kosovë e për të votuar personalisht,” theksoi ai.

Krasniqi nënvizoi se mërgata ka qenë gjithmonë “zemra e fuqisë politike” të PDK-së dhe se mobilizimi aktual është dëshmi e kësaj.

“PDK-ja ka besimin, përkrahjen dhe energjinë e mërgatës sonë në Itali, dhe ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për një Kosovë më të fortë, më stabile dhe më të drejtë – me Bedri Hamzën kryeministër,” përfundoi ai.

Postimi i plotê:

Ditëve të fundit ka pasur zëra që ngrenë shqetësime rreth gatishmërisë së mërgatës për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Kjo na ka bërë më të organizuar dhe me te fort në këtë do dit, Dua ta theksoj qartë këto frikëra janë të pabazuara. Mbi 70% e strukturave tona janë të gatshme dhe të motivuara që të marrin pjesë për herë të parë, drejtpërdrejt, në votime. Kjo është dëshmi e fuqisë së organizimit tonë dhe e vendosmërisë së mërgatës për të treguar se kujt i takon përkrahja e saj reale.

Dita e 28 dhjetorit do të jetë ditë e ftohtë për Vetëvendosjen, sepse atëherë do ta marrë përgjigjen tonë.”

Ne jemi dakorduar që takimin tonë të radhës më të gjithë nendeget që të mbahet ditën e Merkur, kemi vendosur të themelojmë Shtabin dhe Ekipin Punues, duke përfshirë çdo aktivist e anëtar të përkushtuar.

Qëllimi ynë është që asnjë votë të mos mbetet pas do të organizojmë, ndihmojmë dhe mbështesim çdo bashkatdhetar që ka nevojë për udhëtim dhe koordinim për të ardhur në Kosovë e për të votuar personalisht.

Mërgata ka qenë dhe mbetet zemra e fuqisë sonë politike. Është koha që zëri ynë të dëgjohet qartë dhe fuqishëm. PDK-ja ka besimin, përkrahjen dhe energjinë e mërgatës sonë në Itali, dhe ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për një Kosovë më të fortë, më stabile dhe më të drejtë më Bedri Hamzen Kryeministër.

Të ngjashme

Të fundit